Ish-deputetja e PD Grida Duma deklaroi se Partia Demokratike do marrë pushtetin zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo nuk është reformë zgjedhore, por administrim zgjedhor. Zgjedhjet nuk vidhen ditën e zgjedhjeve por shitja dhe blerja ndodh përpara.
Identifikimi biometrik ul elementin e votës fallce. Kamerat do jenë aty gjatë procesit të votimit. Nëse ne e bëmë këtë betejë. PD është në momentin e saj historik për të marrë pushtetin dhe do marrë pushtetin për të qeverisur vendin.
Kjo është beteja jonë dhe qëllimi përse në 8 vite bëmë një opozitë aspak të thjeshtë. Qëllimi jonë është që të kemi zero tolerancë me palën kundërshtare”, tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post