Në Himarë është organizuar një protestë për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit. Në lidhje me këtë çështje ka pasur edhe një angazhim të madh nga pala greke, e cila ka arritur deri në atë pikë, sa ka “kërcënuar” me pengim në integrimin evropian të Shqipërisë, nëse Beleri nuk lirohet.
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Special Report” u shpreh se Greqisë i mungonte angazhimi në Himarë
“Po, sepse vetëm imagjinoni për një çast nëse nuk do ishte kryebashkiaku i Athinës pjesëmarrës aty, apo autobusët me votues të stimuluar me votues grek në Himarë, apo në protestën aktuale.
Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte vizita e deputetit grek në qelinë e Belerit.
Kjo është një qasje agresive dhe në një pikëpamje me këtë protestë kemi angazhimin grek për çështjen Beleri. Kemi nga njëra anë grumbullimin e materialeve juridike që do të plotësonte një dosje që do ta ndërkombëtarizonte çështjen.
Nga ana tjetër është zhvillim në planin e brendshëm, sepse Greqisë i mungon te angazhimi i brendshëm.
Beleri është një i zgjedhur nga qytetaret dhe nëse nuk ka protesta nga këta qytetarë, angazhimi grek do të dilte qesharak” tha Nazarko.
Fredi Beleri u zgjodh kandidat për himarën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, por për Nazarkon Beleri nuk është figura më përfaqësuese për Himarën, por erdhi nga një parti është në shuarje, pasi kauzat e saj nuk kanë me vend dhe në pamundësi për t’u mbajtur gjallë rikthen një figurë me shumë dritëhije.
Sipas tij edhe e majta bëri një gabim të rëndë që rikandidoi sërish Goron, pasi ishte e dukshme që nuk kishte mbështetje.
“Unë e kam mbrojtur pikëpamjet që Beleri nuk është figura më përfaqësuese për Himarën. Po lexoja një shkrim të Petro Markos se si e sheh ai greqizimin e Himarës. Greqizimi i Himarës është bërë më paratë e shqiptarëve.
Sot në fakt nuk është e njëjta situatë. Situata është me shumë ngjyra, i cila mori një kahje negative me kandidimin e Belerit.
Zgjedhja për të kandiduar Belerin, PBDNJ është një parti në shuarje. Dhe në pamundësi për t’u mbajtur gjallë, rikthehen një figurë me shumë dritëhije.
Do të duhet pranuar, që e majta ka gabuar rëndë duke rikonfirmuar si kandidat Goron. Ai dukej se nuk gëzonte mbështetjen e Himarës.
Do duhet nënvizuar edhe diçka, Greqia mban gjithmonë rezerve një kartë për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Unë dua të shpresoj që Rama e ka të qartë, reperkusionin që mund të ndodhi nga ndërkombëtarizimi i kësaj çështje” shtoi analisti.
Në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë me këtë çështje, Nazarko tha se procesi i integrimit evropian i Shqipërisë nuk vuan nga një veto e Greqisë, pasi sipas tij Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë më parë.
Analisti theksoi se shteti jonë duhet të përballet me Greqinë për këtë çështje.
“Greqia po lufton për ndërkombëtarizimin dhe po punon edhe në planin e brendshëm. Procesi i ndërkombëtarizimit, nënkupton një konflikt midis atyre që janë të drejta themelore dhe prezymimi i pafajësisë.
Sipas Greqisë këto dy të drejta nuk mund të cënohen deri në momentin që nuk ka një vendim të prerë.
Një luftë për kohën edhe në përputhje me kodin zgjedhor për të bërë të rrjedhë afati 6 mujor ku Beleri nuk mund ta ushtrojë me detyrën e tij.
Imagjinoj që Shqipëria nuk vuan për procesin e integrimin nga një veto e mundshme e Greqisë. Shqipëria e sotme nuk është e dobët si dikur , kur Himara mund të bëhej problem për integrimin. Shqipëria duhet të përballet me Greqinë dhe ta sqaroj situatën qetësisht” përfundoi Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post