Kryeministri Edi Rama ka debatuar ditën e sotme edhe në Bruksel me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, aty ju po zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Në videon e publikuar duken qartë tonet serioze të diskutimeve, që besohet të jenë për çështjen “Beleri”, e cila ka futur në ngërç hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për Shqipërinë në BE.
Prej disa kohësh Greqia ka kërcënuar Shqipërinë me “veto” për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Pas këtij momenti u vijua me foton tradicionale familjare, në të cilën kryeministri Edi Rama u shfaq krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Kujtojmë se më herët zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e këshilloi fillimisht Greqinë të shmangë acarimin e marrëdhënieve mes palëve, duke përcjellë mesazhin e qartë se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit.
“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit. Ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tilla”, tha ndër të tjera Peter Stano.
Diskutime rreth kësaj post