Parlamenti i Greqisë votoi në favor të vendimit të qeverisë për të rritur shpenzimet ushtarake pas pesë ditësh debati të nxehtë.
Gjatë debatit parlamentar mbi buxhetin 2021, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se qeveria synon të rrisë shpenzimet për kapacitetin ushtarak me 57 për qind krahasuar me atë të vitit 2019.
Buxheti i mbrojtjes i Greqisë parashikohet të arrijë rreth 5,5 miliardë euro (6,6 miliardë dollarë amerikanë), më shumë se dyfishi i shpenzimeve të vitit të kaluar.
Pavarësisht vështirësive të tij ekonomike, vendi mesdhetar shpenzoi 2,3 për qind të PBB-së së tij (Produkti i Brendshëm Bruto) në mbrojtje në vitin 2019.
Rreth 189 deputetë votuan për vendimin e qeverisë për të rritur shpenzimet ushtarake me 16 deputetë që votuan kundër.
Mitsotakis tha se në ditët e ardhshme qeveria do të nënshkruajë marrëveshje me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë të prodhuar nga Dassault Rafale.
“Asnjëherë më parë një program kaq i ndërlikuar dhe i rëndësishëm ushtarak nuk është kryer kaq shpejt dhe me efikasitet”, tha ai, duke shtuar se qeveria gjithashtu dëshiron të blejë fregata të reja, helikopterë, dronë, të azhurnojë flotën e saj F-16 dhe të rekrutojë një shtesë personeli prej 15 mijë personash.
Ndërkohë, Alexis Tsipras, kreu i partisë së majtë Syriza, kritikoi kryeministrin Mitsotakis. “Nëse ka një fjalë që përshkruan projektbuxhetin e shtetit për vitin 2021 dhe menaxhimin e qeverisë për të gjitha çështjet kritike, ajo është ‘dështim’”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post