Ndërkohë që Kabuli është i përfshirë nga kaosi, Greqia po punon fort për fortifikimin e Evros-it. Siç raportojnë mediat në vend, puna ka vijuar në 24 orët e fundit ndërsa pritet që tranzicioni politik në Afganistan të shkaktojë një valë të re migrimi në Greqi dhe Evropë.
Gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të mbledhur nga kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis u diskutua si në nivelin evropian ashtu edhe atë dypalësh, si dhe në nivel kombëtar për nevojën për të mbrojtur kufijtë dhe për të shmangur një krizë të re humanitare, në një kohë kur autoritetet greke janë gjithmonë në gatishmëri, si në tokë ashtu edhe në kufijtë detarë për të parandaluar hyrjen e paligjshme në vend.
Nga ana tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është shprehur pas Këshillit të Punëve të Brendshme të BE -së, se Turqia nuk do të bëhet depo emigrantësh.
Në Këshillin e Punëve të Brendshme të BE u diskutua nevoja që Turqia të marrë përgjegjësitë e saj sipas Deklaratës së Përbashkët me BE. Erdoğan po ashtu u bëri thirrje liderëve evropianë të marrin përgjegjësinë për emigrantët që po largohen nga Afganistani.
Diskutime rreth kësaj post