Reshjet e dendura të ditëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje masive në Greqi, duke lënë nën ujë qytete, fshatra si edhe mijëra hektarë tokë.
Mediat greke raportojnë për vijimin e operacioneve të shpëtimit, ndërsa pamjet nga terreni janë të dhimbshme.
Në situata të tilla fokusi është te shpëtimi i jetëve njerëzore, ndërkohë që nuk dihet ende numri i kafshëve të ngordhura.
Një fermer në Karditsa ka publikuar pamjet nga stalla e tij, duke treguar se uji erdhi shumë shpejt dhe se kishin shpëtuar çfarë kishin mundur nga delet.
Në hartën e mëposhtme mund të shihni dimensionin real të përmbytjeve, ku uji ka pushtuar një pjesë të mirë të Greqisë qendrore.
Diskutime rreth kësaj post