Ministri grek i mbrojtjes së qytetarëve Michalis Chrisochoidis tha sot se ka përfunduar zgjerimi i murit kufitar 12.5 km në kufirin me Turqinë, i pajisur me sisteme elektronike monitorimi të pavarura.
Greqia ka përfunduar murin kufitar anti-refugjatë tashmë prej 40km, në kohë pas marrjes së pushtetit nga grupi Taliban në Afganistan. Ngjarjet në Afganistan kanë shtuar frikat në Evropë për një përsëritje të krizës së refugjatëve sirianë në 2015, kur më shumë se gjysmë milionë njerëz kaluan nga Turqia drejt Greqisë.
Tashmë dhe kriza në Afganistan po krijon “mundësi për vërshime emigrantësh”, tha mes të tjerash ministri Michalis Chrisochoidis gjatë vizitës në zonën Evros, së bashku me ministrin e mbrojtjes dhe kreun e forcave të armatosura të vendit.
“Ne nuk mund të presim pasivisht deri në shfaqjen e pasojave. Kufijtë tanë do të jetë të sigurt dhe të padhunueshëm”, shtoi ai.
Tashmë emigrantët që hyjnë në Greqi nga toka apo deti, janë reduktuar prej vitit 2016, pas marrëveshjes së BE me Turqinë. Mësohet se dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, diskutuan për çështjen e emigracionit nga Afganistanit.
Erdogan tha se Irani, që është rruga kryesore e emigrantëve drejt Turqisë, duhet të mbështetet në rast të një vale emigracioni afgane, e cila tani sipas liderit turk duket e paevitueshme. Por Talibanët në pushtet kanë siguruar SHBA se do të lejojnë largimin e afganëve deri më 31 gusht, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post