Greqia mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, me orën lokale, dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Gjithsej 9 813 595 shtetas grekë (4 763 264 burra dhe 5 050 331 gra), janë regjistruar për të votuar në 21 634 qendra votimi në të gjithë Greqinë.
Votimi në Greqi është i detyrueshëm, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor, por ka përjashtime për ata mbi 70-vjeç, për ata që ndodhen jashtë vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe për ata që nuk mund të votojnë për arsye shëndetësore.
Përjashtohen gjithashtu, ata që janë regjistruar për të votuar, por, kur më pak se 40 votues janë regjistruar në qendrën e tyre të votimit, kjo qendër anulohet.
Bazuar edhe në rezultatet e raundit të parë të 21 majit, si dhe në sondazhet e kompanive të ndryshme nuk priten surpriza mbi qeverinë e ardhshme.
Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin
Diskutime rreth kësaj post