Në stërvitjen ushtarake që po zhvillohet mes anijeve amerikane dhe atyre greke në Kretë ka marrë pjesë sot edhe kryeministri Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos. Ata hipën sot në aeroplanmbajtësen amerikane “USS Dwight D. Eisenhower”.
Mediat greke e cilësuan këtë si një mesazh të fortë ndaj Turqisë për të treguar se kë ka nga pas Greqia në rast të një përshkallëzimi të konfliktit.
Kjo është hera e dytë brenda vitit që aeroplanmbajtësja amerikane dërgohet në Egje dhe jo vetëm për të lundruar, por edhe është ankoruar në Kretë.
Grekët dhe amerikanët janë duke zhvilluar një stërvitje detare aktualisht në Egje si një kundërpërgjigje ndaj sfidave që shfaqen në rajon, megjithatë mesazhi duket të jetë ndaj Turqisë, e cila është afruar me Rusinë duke blerë edhe sistemet raketore ruse.
Diskutime rreth kësaj post