Zëdhënësi i qeverisë greke Nikos Petsas u tregua i prerë në një deklaratë të minutave të fundit ndaj Turqisë duke theksuar se nëse nuk ulen tensionet, atëhere BE do të fillojë sansksionet.
Skai.gr raporton se Petsas tha se Greqia ka një status të njohur botërisht si vend që përcjell paqe dhe stabilitet në rajon ndryshe nga Turqia.
“Shpesh ata bëhen faktor destabiliteti në rajon, njëherë përmes veprimeve ilegale në Egjeun Lindor dhe herë të tjera përmes NAVTEX-eve të paligjishme”, – tha ai duke shtuar se BE dhe SHBA-të janë të qendrimit se duhen zbutur tonet mes dy vendeve.
“Nëse Turqia nuk vepron në kuadër të uljes së tensioneve, miqtë tanë europianë kanë listuar tashmë një numër sanksionesh të cilat mund t’i aktivizojnë menjëherë”, – vijoi ai.
Turqia dhe Greqia janë në nivelin më të ulët të raporteve mes tyre prej dekadash, madje sipas CNN këto dy vende mund të shkojnë në luftë për shkak të rivalitetit për kontrollin e pasurive të gazit në Egjeun Lindor.
Sëfundmi, Franca ka dërguar në Egjeun Lindor aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” duke u radhitur në krah të Greqisë, ndërsa Turqia njoftoi se në zonën ku ndodhet anija Oruç Reis do të kryejë stërvitje me zjarr të vërtetë me flotën ruse.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post