GREQI: 44 migrantë, ku 20 fëmijë, janë mbytur në Egje
Të paktën 44 migrantë, ku 20 fëmijë, u mbytën sot në detin Egje, gjatë mbytjes së tre vakrave mes brigjeve turke dhe greke, një nga ngjarjet më të përgjakshme në këtë rajon që prej fillimit të eksodit masiv në vitin 2015 të popullsive që i largohen luftës dhe mjerrimit.
Bilanci i kësaj tragjedie mund të rëndohet edhe më shumë, pas 26 të mbijetuarit flasin për shumë persona të zhdukur, numri i të cilëve mbetet ende i papërcaktuar, sipas policisë portuare.
“Shumica e pasagjerëve ishin sirianë, irakianë dhe afganë, madje edhe të mbijetuarit i përkasin të gjithë këtyre kombësive”, sipas Marco Procaccini, përgjegjës i kësaj zonë pranë Komisionerit të Lartë për Refugjatët në OKB.
Ata u dërguan në një ishullin Kalymnos, ku 11 prej tyre janë ende të shtruar në spital, ndërsa të tjerët u sistemuan në hotel
Diskutime rreth kësaj post