Një shtetas shqiptar 32 vjeç, i identifikuar si Rigert Dervishi, është ekzekutuar me 10 plumba nga persona të panjohur në Athinë, në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Keratsini” të Pireut, në rrethana që ende nuk janë qartësuar. Ata i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike. Trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza e ADN-së dhe për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të identifikohet plotësisht.
Diskutime rreth kësaj post