Rreth 2 500 persona, sipas policisë, manifestuan në qendër të Athinës me kërkesë të sindikatave kundër një projektligji të diskutuar për reformën e pensioneve, kërkuar Greqisë nga kreditorët, BE dhe FMN.
“Jo shkatërrim të sigurimeve shoqërore”, theksoi në një komunikatë sindikata e sektorit publik, ADEDY.
“Meqënëse drejtuesit nuk e kuptojnë, punëtorët do të zbresin në rrugë”, lexohet në banderolat kryesore të GSEE, sindikata e sektorit privat.
Të mbledhur në sheshin ”Omonia”, manifestuesit parakaluan deri në sheshin ”Sintagma”, në afërsi të Parlamentit.
Dy sindikatat qendrore parashikojnë një grevë të përgjithshme më 4 shkurt, e treta në tre muaj, që prej ardhjes në pushtet që qeverisë së majtë të Aleksis Cipras. E para u zhvillua në nëntor dhe e dyta në dhjetor.
Sindikatat protestojnë kundër vazhdimit të politikave shtrënguese, të vendosura në Greqi nga kreditorët që prej fillimit të krizës së borxhit në këmbim të tre kredive të akorduara për vendin, ku kredia e fundit me vlerë prej 86 miliardë eurosh, u arrit në muajin korrik.
Kreditorët kërkojnë një reduktim prej 1,8 miliardë eurosh të shpenzimeve të shtetit për pensionet.
Diskutime rreth kësaj post