Policia greke ka arrestuar një shtets shqiptar të cilin e konsideron si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar i cili përdorte të paktën 10 emra, ndërsa është konfirmuar që mbiemrin e ka Heqimi dhe atësi e mëmësi Gezim dhe Natali.
Sipas policisë greke, shqiptari është dënuar në mungesë për pengmarrje dhe gjobëvënie, ndërsa dyshohet si autor i vrasjes së një 39-vjeçareje greke dhe i dyshuar si personi që tentoi të shpërfytyronte duke i hedhur acid një avokatit të njohur grek Pavlos Sakaris.
Gjithashtu, mendohet se 29-vjeçari Heqimi ka qenë anëtar i një organizate që vendoste gjoba ndaj bizneseve në Athinë dhe rrethinat e saj, e cila komandohej prej disa kriminelëve më të rrezikshëm në vend.
Në këtë organizatë bënin pjesë edhe agjentë të policisë, të cilët u arrestuan në disa operacione të zhvilluara vitet e fundit.
Shqiptari, sipas policisë greke, përdorej për të frikësuar personat me të cilët krerët e organizatës kishin përplasje, ose iu zhvasnin shuma të mëdha parash me kërcënime dhe shantazhe.
Diskutime rreth kësaj post