133 kg kanabis sativa u kapën nga policia greke në Neraida, afër Igumenicës, në një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrolit, 36-vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar.
Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës.
Drejtuesi i saj përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës.
Diskutime rreth kësaj post