Ish i dërguari special i SHBA gjatë presidencës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas situatave të fundit të dhunës në veri të Kosovës.
Grenell ka fajësuar liderin e UNMIK për dhunën e disa ditëve më parë në veri të Kosovës. Sipas tij UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë njëherë e mirë.
Më tej ai thotë sekjo dhunë nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë.
“Lideri i @UNMIKosovo fajëson komunikimin e dobët, BE, @vonderleyen, dhe NATO për dhunën e ditëve të fundit. Por është ai që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë në mënyrë drastike”- shkruan Grenell.
“Jam i bindur se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë. Ekipi Trump u kujdes për Ballkanin dhe u përfshi në detajet. Udhëheqja ka rëndësi”- shton më tej Grenell.
Diskutime rreth kësaj post