Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka publikur në profilin e tij në Facebook një foto ku tregon sesi qytetarët shqiptar presin me orë të tëra për të kaluar në doganën greke nga pika doganore e Kakavijës.
Gazetari shkruan se atij i është dashur të presë gjysmë ore për të kaluar në doganën greke ndërsa nga pala shqiptare e ka kaluar vetëm për 5 minuta. Ai shkruan i irrituar se grekët nuk pyesin në se je polak, suedez apo se është piku i sezonit turistik, por ata nuk e prishin terezinë fare.
Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:
Me ne fund pas nje ore e gjysem pritje ne radhe, e dallova me sy doganen greke te Kakavijes dhe flamurin grek e te BE siper saj…
Ne doganen shqiptare kalova per 5 minuta, por greket si greket na kujtojne se kane mbetur ata qe kane qene ketu e afro 200 vite para, qe nga koha e themelimit te Greqise “moderne”….
Per ta nuk ka shume rendesi nese eshte piku i sezonit turistik, je gjerman, polak, suedes apo rumun, nuk e prishin fare terezine… grek mo.
Diskutime rreth kësaj post