Seanca e Kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate dhe përplasje të fortë. Duket se një ‘fërkim’ nuk ka munguar as mes deputetes Edlira Hyseni, e cila po fliste për komunitetin çam nga foltorja e Kuvendit, me deputeten socialiste Tatiana Piro.
Në fjalën e saj, Hyseni po fliste lidhur me bukurinë e grave çame, ndërkohë që ka pasur ndërhyrje edhe nga socialistet. Më pas në foltore ka shkuar deputetja e PS-së, Tatiana Piro, e cila ka saktësuar se të gjithë gratë e vajzat janë të bukura, jo vetëm ato çame.
DEBATI NË KUVEND:
Edlira Hyseni: Janë të bukura gratë çame, janë të bukura në çdo drejtim. Të gjitha janë të bukura por gratë çame janë më të…shumë të bukura. Mos të themi më të bukurat.
Tatiana Piro: Më vjen mirë që nga viti në vit, kolegët e komunitetit çam po shtohen. Janë njerëz me kurajo. Edlira të tërheq vëmendjen gjithë shqiptaret janë të bukura dhe të mirë. Edhe meshkujt.
Ndërkohë sot në Kuvend, pati një sherr edhe mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.
Diskutime rreth kësaj post