Marrëdhënia midis Fifit dhe Granitit në “Big Brother VIP”, ka marrë një rrjedhë tjetër, pas deklaratave të futbollistit se e shikon këngëtaren, vetëm si shoqe. Këto deklarata kanë bërë që Fifi të mërzitet brenda shtëpisë, për shkak dhe të pritshmërive që kishte për nisjen e një lidhjeje dashurie me futbollistin.
E gjithë kjo situatë ka sjellë dhe reagim të madh në rrjet, ku ka reaguar dhe vetë motra e Granitit përmes një mesazhi në Instastory. Moderatorja Genta Cana, në reagimin e saj shkruan se vëllait të saj i pëlqen Semi, teksa nuk i kursen fjalët ofnduese për Fifin.
“Ti je brenda por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj. Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. M’u kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse tek ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. Të gjithë panë Semin me Donaldin por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit të do Kosova, të do Shqipëria”.
Më pas, moderatorja e ka fshirë postimin dhe ka shkruar se nuk ka asgjë personale me Fifin.
“Hej hej njërëz qetësohuni. Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më kemi bom*barduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj cfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njeri-tjetrin”-shkruan motra e Granitit.
Diskutime rreth kësaj post