Roma pritet të zyrtarizojë dy goditjet e radhës. Pas Rui Patricios, Mourinho do të ketë në skuadër edhe Matias Vinan dhe Eldor Shomurodov.
Por një tjetër lojtar është duke pritur telefonatën e Tiago Pintos.
Granit Xhaka pret konfirmimin nga klubi dhe është gati të fluturojë drejt Romës.
Pinto është ndalur në ofertën prej 15 milionë eurosh dhe ende nuk ka lëvizur për t’iu afruar kërkesës së klubit londinez prej 23 milionë eurosh.
Shpresa e Mourinhos është që marrëveshja të zhbllokohet në ditët e ardhshme, maksimumi javën që vjen, për ta pasur 28-vjeçarin në dispozicion në Trigoria.
Roma shpreson të largojë sa më parë lojtarët e padëshiruar, që Pinto të bëjë një tjetër hap për arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për Xhakën.
Diskutime rreth kësaj post