Granit Xhaka, mesfushori kosovar që luan për Bayer Leverkusen, ka shënuar golin e pestë në ndeshjen kundër Heidenheim-it. Pas golit, Xhaka festoi në një mënyrë të veçantë, duke dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë. Sikurse shihet, ai ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita, tashmë janë prindër të dy vajzave dhe po presin me gëzim zgjerimin e familjes së tyre.
Diskutime rreth kësaj post