Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të Kishës Ortodokse të Gramshit, në buzë të lumit Devoll.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe njofton se bëhet fjalë për shtetasin Astrit Selami, 40 vjeç, banues në Gramsh, i cili rezulton i shpallur në kërkim më datë 21.11.2016 për largim nga banesa.
Gjatë veprimeve hetimore paraprake dyshohet që shtetasi të jetë mbytur në lumin Devoll.
Policia po vazhdon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post