Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të zhvillojë sot një takim me Presidentin Ilir Meta. Sipas informacioneve mësohet se Ruçi do shkojë në Presidencë në orën 12:30 dhe fokusi i bisedës së tyre do jetë ringritja e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti dhe kreu i Kuvendit do të flasin për rekomandime e Komisionit të Venecias, si dhe për raportin e publikuar prej tyre për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Ditën e djeshme Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Diskutime rreth kësaj post