Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi në një takim në Libofsh të Fierit ka folur për koalicionin me LSI-në dhe për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ruçi ka thënë prerë se LSI-ja nuk është faktor për futjen e socialistëve në zgjedhje, duke thënë se me ose pa LSI-në Partia Socialiste do hyjë në zgjedhje.
“Me ose pa LSI-në, PS do futet në zgjedhje si forcë fitimtare. PS është e vendosur për tu futur në zgjedhje. E kemi shprehur që duam të jemi në koalicion me LSI-në në të ardhmen. LSI-ja nuk ka folur për këtë gjë. Opozita e ka marrë përgjigjen nga SHBA-ja, Merkel,”mësohet të ketë thënë Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post