Një dyqan celularësh në qytetin e Shkodrës është grabitur nga një person i armatosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë sahatit.
Autori kërcënoi me armë shitësin duke marrë disa celularë dhe më pas u largua në drejtim të paditur. I njëjti dyqan është grabitur edhe pak kohë më parë.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Diskutime rreth kësaj post