Duket si një telenovelë pafund, supergrabitja në Rinas, teksa çdo ditë dalin hipoteza të reja në lidhje me dinamikën e ngjarjes.Këtë herë është gazetari Artan Hoxha që tregon detaje të tjera rreth grabitjes spektakolare në Rinas.
Hoxha citoi raportin duke thënë se në momentin e grabitjes brenda dhe rreth pistës kishte disa forca policore.
Gazetari tha se gjatë momentit të grabitjes në pistë ishte edhe një furgon policie, që po priste ekstradimin e dy personave në vendin tonë, megjithatë efektivët e këtij furgoni nuk kishin fushëpamje të grabitjes.Por gazetari Hoxha rrëfeu edhe një detaj tjetër shokues, duke thënë se punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e panë grabitjen në momentin që po ndodhte, dhe kërkuan të ndërhynin në pistë. Sipas Hoxhës, punonjës të ICTS-së, kompania që ka për detyrë të sigurojë aeroportin, nuk i la të ndërhynin.
Ai u shpreh:
Punonjës të FNSH-së kanë parë nga jashtë rrethimit skenën e grabitjes dhe kanë tentuar të ndërhyjnë por nuk janë lejuar të futen brenda pistës nga ICTS-ja. Ndërkohë që brenda në pistë ishte edhe një furgon tjetër me policë, të cilët prisnin dy persona që po ekstradoheshin. Megjithatë këta nuk kishin fushë pamje të grabitjes”.
Diskutime rreth kësaj post