Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes së një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të bizneseve në rrugën ku janë larguar autorët, mes të cilave kanë siguruar edhe foton e një personi që dyshohet se është bashkëpunëtori i i autorit të grabitjes së maskuar.
Banka u grabit nga dy persona që u panë teksa largohen me një motoçikletë përmes rrugicave të zonës. Policia ngriti menjëherë disa postblloqe, por nuk mundi t’i ndalonte autorët.
Të maskuar me shall dhe kapele dhe me pistoleta në duar, dy autorët kanë hyrë në bankë vetëm 25 minuta pasi ajo ishte hapur. Pasi kanë goditur dhe kërcënuar punonjësin e sigurisë së bankës, ata kanë marrë nga kasa një sasi parash, që sipas informacioneve nuk e kalon shifrën e 300 mijë lekëvë.
E gjithë grabitja ka ndodhur në harkun kohor të 3 minutave, ndërsa njëri nga autorët ka harruar armën brenda mjediseve të bankës.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post