Arrestohet shkodrani Redi Rrjolli, 33-vjeçari i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Lartë me 4 vjet e 8 muaj burg.
Ai u kap në aeroportin “Nënë Tereza”, ku ishte kthyer si deportiv nga autoritetet Gjermane.
Shkodrani thuhet se kishte nisur jeten prej kohësh në Gjermani sebashku me familjen e tij, por është kthyer për shkak të shkeljes së afateve të qëndrimit të Shengen.
Por si u kap ai? Në momentin që po i behej kontroll pasaports se tij, personat pergjegjes kane konstatuar se kishin perballe nje person në kërkim e nuk e kishte shlyer të gjithë dënimin e dhënë nga Gjykata.
Sipas vendimit të Gjykatës, Redi Rrjolli dhe Klodian Martini, janë shpallur fajtorë për grabitjen e mbetur në tentativë të argjendarisë së Olta Shllakut, ngjarje e ndodhur më 31 tetor të vitit 2012, pranë “Selvisë”, në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post