Një rast grabitje është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit në Tiranë. Sipas një denoncimi dhe pamjeve të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet se një fëmijë rom, sipas qytetarit, diku rreth moshës 13-14 vjeç ka grabitur një shumë lekësh në sirtarin e një dyqani këpucësh.
Pronari i dyqanit shprehet se shuma e grabitur është 7 milionë lekë.
Nga pamjet shihet qartë se si i mituri hyn në dyqan dhe pret momentin e duhur për të grabitur paratë.
Ai qëndron për pak kohë duke parë rreth e rrotull dhe më pas largohet me shumën e lekëve të marrë nga sirtari.
Pronari i cili ka bërë denoncimin shprehet se kush e gjen fëmijën ka një shpërblim të madh.
Ai shkruan:
“Pershendetje JOQ .Dje ne oren 3 te mbasdites ne kryqezimin e 21 dhjetorit ka ndodhur qe ky femij 13-14 vjec i komunitetit rom me ka vjedhur nje shume te madhe rreth 7 miljon lek ne sirtar ku pamjet jane te qarta .. ai qe e gjen ka nje shperblim te madh ju lutem me kontaktoni kushdo ta ket par kete person ose fiksuar ne jeten e perditshme ndonjeher ,Faleminderit +355 67 526 4897″
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post