Të enjten në mbrëmje është grabitur zyra e Partisë Demokratike pranë fakultetit të Ekonomisë në Rrugën e Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në zyrën nr 2 të PD-së në Tiranë, ku janë konstatuar se janë marrë dy kompjutera.Grabitësit dyshohet se kanë hyrë nga dritaret, pasi xhamat e objektit janë gjetur të thyer.
Burime nga selia e PD-së kanë bërë të ditur se, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës dhe kanë marrë dy kompjuterë. Të njëjtat burime thanë se, ky është një rast i përsëritur gjatë këtyre dy viteve.
Diskutime rreth kësaj post