Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka rënë pre e një grabitje.
Atij i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, një celular dhe dokumente personale, në makinë.
Grabitja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, pranë një taverne.
Denoncimi është bërë nga shoferi i Gjicit.
“Më datë 02.11.2016, shtetasi Rr.L, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën e “Kavajës”, pranë një zgare, në mjetin tip “Toyota”, i kanë vjedhur një çantë me një sasi lekësh, një celular, dhe dokumenta të shtetasit Safet Gjici, vjeç 44, banues në Tiranë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.
Diskutime rreth kësaj post