Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës durrsake.
Autori apo autorët kanë shqyer bravat dhe kanë marrë dokumente në të paktën dy zyra sipas raportimeve paraprake. Një prej zyrave të grabitura është ajo e prokurorit Afrim Shehu, i cili është pjesë e Task-Forcës.
Mësohet se ky prokuror ka hetuar dosjen e tjetërsimit të disa trojeve në Bregdetin e Ishmit, çështje për të cilën akuzohen disa zyrtarë për korrupsion.
Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës.
Diskutime rreth kësaj post