Persona të panjohur rreth orës 15:00 kanë grabitur një filial të TEB Bankës në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë thirrjes së rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Grabitet e ka konfirmuar për Indeksonline, zv/kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Ibrahim Berisha.
Ai ka thënë se nga ky rast ka mbetur i plagosur një person, derisa i dyshuari gjendet në arrati.
“Po aty ka ndodhë një bastisje/plaçkitje si pasojë e kësaj një person është plagosur dhe ne kemi arritur që të identifikojmë një të dyshuar mirëpo pasi është ende herët në hetime nuk lejohet të bëjmë të ditur emrin, por deri më tani i njëjti është në arrati”, ka theksuar Berisha.
Sipas tij, hetimet kanë nisur dhe shumë shpejt do të merren veprime konkrete.
Diskutime rreth kësaj post