I vjedhin një shtetasi portofolin me rreth 200.000 lekë të reja duke e dhunuar fizikisht dhe me sende të forta, kapen dhe ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar
Nga specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve, e shtetasve:
– Angjelin Perleka, 29 vjeç, banues në Mirditë
– Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, banues në Mirditë
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale” Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post