Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Policia e Korçës ka marrë njoftim se në fshatin Dishnicë, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në ambientet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post