Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-TIranë në një firmë private.
Sipas informacioneve zyrtare më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të pa identifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion leke te vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Diskutime rreth kësaj post