Mark Alia shtetasit të cilit iu grabit banesa në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër ka folur pas ngjarjes së ndodhur.
Ai shprehet se kanë qenë dy persona ata që hynë në banesë, ndërsa fillimisht kanë shkëputur sinjalin e alarmit ted era e oborrit.
Më tej ai thotë se grabitësit i kanë vënë litarnin në qafë, ndërsa njërin prej grabitësve e njeh, pasi bashkë me të atin kanë punuar në banesë.
“Dy persona të armatosur kanë hyrë në banesë. Ishin edhe të maskuar. Fillimisht kanë shkëputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe te kamerave. Më pas kanë mbyllur derën e shtëpisë time. Kanë hyrë brenda dhe më kanë vënë litarin në qafë. Me thanë se po lëvize te vrasim. Kishin një hekur ne dorë që e mbanin për te me goditur ne rast se do lëvizja. Me kane lidhur.
Kane kontrolluar te gjithë shtëpinë sepse donin para por nuk ka e arritur qe ta hapin kasafortën në banesë. Kane marrë dy çifte, makinën dhe një ore dore. Njërin prej tyre e njoh. Kristjan Marashi bashkë me babain kanë punuar më përpara ne banesën time dhe e dine sistemin dhe kasafortën.
Babai ka ardhur ne mëngjes dhe me ka kërkuar falje duke me thëne se Kristjani nuk është me djali im. Babain e kam falur ndërsa Kristjanin jo. Me kane mbyllur derën e banesës se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare. Gruaja ime ka qene ne gjumë dhe nuk ka dëgjuar asgjë sepse i kane hedhur një ilaç për gjumin.
Unë nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetëm dy te moshuar ne banese. Kur kam dale kam patur një çifte te fshehur dhe kam qëlluar ne ajër njëherë. Komshiu doli dhe njoftoi menjëherë policine sepse na kishin marre edhe telefonin. Policia erdhi shpejt dhe i falenderoi që i kanë kapur shpejt. Këtu në zonë kane ndodhur shume vjedhje teksa kane marre bagëti por edhe sende ne banesa.” – ka rrëfyer ai.
Diskutime rreth kësaj post