Kur u pyet se çfarë pjate nuk porosit kurrë në një restorant, Gordon Ramsay dha një përgjigje krejtësisht të papritur. Nëse e mendoni mirë, Ramsey ka dhënë një përgjigje logjike, por edhe disa rekomandime të tjera kur bëhet fjalë për restorantet.
Pra, le të fillojmë me radhë.
A duhet të pyesni kamerierin për një rekomandim?
“Vërtet varet nga restoranti, por kamerierët zakonisht provojnë shumicën e pjatave në menu dhe mund t’ju japin një pasqyrë se çfarë ka shtuar kuzhinieri ose çfarë pëlqejnë vendasit,” tha ai. “Duke udhëtuar, kam marrë shumë rekomandime të shkëlqyera nga kamarierët.”
Çfarë nuk duhet të porosisni kurrë në një restorant?
“Pyesni se cila ishte pjata e djeshme e ditës, para speciales së sotme dhe kuptohet se çfarë nuk duhet të porosisni”.
Gordon Ramsay është një kuzhinier i famshëm britanik, yll televiziv dhe sipërmarrës. Ai fitoi famë botërore falë aftësive të tij në kuzhinë, kritikave të ashpra dhe, natyrisht, shfaqjeve televizive.
Ai mori arsimin e tij në fushën e kuzhinës në Londër dhe Francë, dhe më vonë punoi në restorante të njohura, duke përfshirë atë në Royal Hospital Road në Londër, ku mori tre yje Michelin. Ai u bë i njohur edhe për komentet e tij të mprehta dhe qasjen kërkuese në emisionet e kuzhinës si “Hell’s Kitchen”, “Kitchen Nightmares” dhe “MasterChef”.
Përveç karrierës së tij në kuzhinë, Ramsay zotëron një numër restorantesh në mbarë botën, me disa yje Michelin. Përveç kësaj, ai ka shkruar disa libra gatimi dhe është shumë me ndikim në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post