Google Translate shtoi këtë javë 13 gjuhë të reja, duke e çuar numrin total të gjuhëve në 103. Gjuhët e shtuar nga Google përfshijnë galishten e Skocisë, gjuhën kurde, pashtu, xhosa, sindi, luksemburgisht, gjuhën frisiane, atë havajiane, shona, samoane, amharike, korsikiane dhe kirgize. Nëse doni të flisni me një person nga këto vende, tani do t’ju mbulojë Google.
Google Translate u lançua për herë të parë në vitin 2006, duke përdorur një formë të hershme të përkthimit në kompjuter duke u bazuar tek fjalorët, udhëzues gramatikorë dhe burime të tjera. Në fillim ky shërbim mbulonte vetëm disa gjuhë, si anglisht-arabisht, anglisht-kinezisht dhe anglisht-rusisht. Në verë të 2009-ës shërbimi u zgjerua në 51 gjuhë. Deri tani më shumë se 3 milionë njerëz në Komunitetin e Përkthimit kanë ndihmuar në korrigjimin dhe përmirësimin e makinerisë së përkthimit të Google-it, duke përkthyer më shumë se 200 milionë fjalë.
Diskutime rreth kësaj post