Kompania Golden Eagle (Frutex), shpreh keqardhjen e saj lidhur me vendimin e befasishëm të produksionit të Big Brother VIP Albania për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes së sponsorizimit dhe promovimit të produkteve të Golden Eagle dhe Natural.
Pavarësisht faktit se marrëveshja origjinale ka paraparë sponsorizimin për ciklin e plotë të këtij edicioni të BBVA, para përfundimit të këtij cikli, kompanisë Frutex i janë imponuar kushte të reja të sponsorizimit, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen fillestare.
Produksionit të BBVA i është bërë me dije se veprimi i tillë cënon dispozitat kontraktuale dhe rrjedhimisht pamundëson vazhdimin e bashkëpunimit pas imponimit të kushteve të reja.
Kompania Frutex/Golden Eagle do të respektojë zotimet e saj për partneritet me protagonistin e këtij edicioni të BBVA, Luiz Ejli, pas daljes së tij nga shtëpia, megjithëse atij dhe protagonistëve të tjerë u është pamundësuar në mënyrë joetike konsumimi i mëtejmë i pijes së preferuar, Golden Eagle.
Një veprim i tillë i produksionit të BBVA është i paprecedentë, joetik dhe aspak profesional, që minon mundësitë e bashkëpunimit korrekt,
prandaj kompania Frutex, do të shqyrtojë hapat e mëtejmë për të adresuar këtë shkelje të njëanshme të dispozitave kontraktuale.
Golden Eagle ka vendosur të mbajë Luizin si imazh reklame dhe ta paguaj si ambasador për kompaninë. Kjo do thotë se Luizi do të marr 100.000 Euro nga Golden Eagle.
Diskutime rreth kësaj post