Prej dy javësh, kriza politike brenda Partisë Demokratike e ka revoltuar edhe demokratin më të zjarrtë të “Kosheres”, Gjinin, i cili është i pozicionuar pro ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kundër kryetarit Lulzim Basha.
Edhe këtë të dielë, ai nuk humbi rastin për të reaguar, duke treguar dilemën që e mundon.
Gjini ka theksuar se nuk e di se si do të shkojë ky hall, pasi zemra i thotë Berisha, ndërsa goja i thërret Basha.
“Ca pika shiu ranë mbi qelq edhe unë kam rënë në halla, Berisha shkon qytet më qytet, Lulushi më Tironë tu bo pallë. Si do shkoj e si do vej e ka hallin demokrati, kena ngel me duart lart kurse ktej bën qejf i gjati. Në këtë luftë kush do fitojë, zemra ime nuk e di, goja po thërret Lulushin, kurse zemra o Sali. Demokratët sot po korrin fiks atë që mbollën, Berisha zihej me burra, kurse Lulushi me Lindita Nikollën”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post