Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar ditën e sotme Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit për fshehjen e vilës 786 mijë euro.
Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncesionet. “Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit.
Të mos dallosh rëndësinë e instrumenteve financiarë dhe t’i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 786 milionë euro.
Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon”, deklaroi Gogu.
Diskutime rreth kësaj post