Numri dy i PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e Fatos Tushes, ku tha se nuk është më në PS.
“Kur ne kemi mbështetur reformën në drejtësi ka qenë bindja jonë që mund të goditen institucionet, këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat. PS ka vendosur një standart që uroj dhe iu bëj thirrje të gjithë që të bëjnë të njëjtën gjë. Tushe nuk është më në PS, ndërkohë që dhe zonja në fjalë që i referoheni. PS nuk mban asnjë përgjegjësi për secilin, këtë betejën n e kanë personale.
Kemi besuar dhe besojme dhe jemi krenar që kemi cuar përpara reformën në drejtësi”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post