Policia e Vlorës ka sekuestruar plot 1323 kilogramë kanabis, në aksin rrugor drejt Zvërnecit.
Policia mësohet se fillimisht ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec, të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike.
Kur kanë dalluar se po ndiqeshin nga blutë e Vlorës, personat kanë braktisur mjetet duke përfituar nga errësira dhe janë larguar me qëllim për t’iu fshehur policisë.
Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet kanë konstatuar një makinë Fuoristradë me targë AA 991 RA, që po tërhiqte një gomone me 3 motora “Mërkuri” 350 KF secili.
Gjatë kontrollit të ushtruar në aumjetin tjetër, një Furgon me targë AA 822 DE, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive, me kanabis.
Aktualisht, vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.
Diskutime rreth kësaj post