Vjet iu afrua podiumit, dhe këtë herë e synon.
Luiza Gega shkon me ambicie të mëdha në Kampionatin Botëror të atletikës që nisi këtë të shtunë në Budapest të Hungarisë, veçse planet e saj kanë marrë një goditje.
Kampionia e Europës në fuqi, qoftë në aspektin individual, qoftë në atë ekipor, ka pësuar një dëmtim pikërisht në prag të këtij turneu të madh.
Gega ka një problem në kofshë dhe prej më shumë se 10 ditësh vazhdon riaftësimin me ndihmën e një fizioterapisti, ndërsa trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka qenë i angazhuar në Kongresin e Federatës Botërore të Atletikës, duke qenë president i Federatës Shqiptare të këtij sporti.
Shpresa mbetet që 34-vjeçarja ta marrë veten në kohë, ndërsa ka qenë në formë të shkëlqyer.
Ambicia e saj ishte që të përmirësonte pozicionin e saj nga vendi i pestë, në të katërtin dhe pse jo në zonën e medaljeve.
Gega ka kohë deri në 23 gusht kur në Budapest do të zhvillohet gara gjysmëfinale në 3 000 metra me pengesa, dhe po ashtu deri në 27 të këtij muaji, kur do të konkurrojë në finale.
Diskutime rreth kësaj post