Analisti Ergys Mërtëri ishte i ftuar këtë të martë në studion e Euronews, për të folur në lidhje me ngjarjet më të rëndësishme që shënjuan politikën shqiptare në vitin 2022.
Duke u ndalur te rasti i goditjes ndaj Sali Berishës, Mërtiri, tha se beson se ngjarja nuk ishte e organizuar nga faktor të brendshëm, pasi akujt nuk i interesonte kjo. Ai shtoi se ka më shumë gjasa që të kenë qenë faktor të jashtëm.
Mërtiri nënvizoi gjithashtu se mbështet hipotezën se personi që qëlloi ish-kryeministrin ishte me probleme mendore.
“Nuk duhet trajtuar si ngjarje politike. Besoj se edhe ka nëse ndonjë element politik aty brenda nuk duhet marr ënë konsidratë pasi i shërben përkeqësimit të politikës. Unë besoj se ai është një person me problem mendore. Nga një analizë më e gjerë unë nuk shoh faktor që kërkojnë të godasin Berishën dhe nëse do të ketë faktorë ata do të duhet të kërkohen jashtë. Personi më pak i interesuar atë ditë që të goditej Sali Berisha ishte Edi Rama. Rama nuk bën marrëzira kundër vetes”, tha Mërtiri.
Diskutime rreth kësaj post