Flamur Noka ka qenë një nga deputetët e parë që ka kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Pas vendimit të Bashës, Grupi Parlamentar demokrat u mblodh në selinë blu, ndërkohë që në media qarkulloi lajmi se Flamur Noka u përplas fizikisht me kryedemokratin Basha. Ai ka mohuar gjithçka ditën e sotme në një intervistë për Abc News, ku u shpreh se Bashës vetëm i kishte thënë që me vendimin e tij kishte vrarë partinë.
Deklarata e Nokës:
“Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post