Godet Arta Dade : Mediat e Saliut janë bërë tonat, klientët e tij tanët (VIDEO)
Deputetja Arta Dade ka mbajtur dje në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste fjalimin më të fortë.
Dade e nisi fjalën e saj me një kritikë duke nënvizuar se shprehjet e Ramës ngjanin me ato të socializmit kundër imperializmit.
“Nuk jam dakord që sa herë kundërshtojmë na krahasojnë me Saliun. Shprehjet që përdori Rama janë të socializmit kundër imperializmit. U fol për parim laburist, por laburistët mbledhin çdo vit Kongresin, ne kemi tre vjet pa Kongres dhe Kryesi. Nëse dua të kandidoj për kryetare partie, sa duhet të pres, 12 vjet?, tha Dade.
Deputetja Dade më pas ka bërë edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se mungesa e demokracisë mund t’i largojë nga PS. “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një kryetar që ka 7 vjet pa u zgjedhur. Mungesa e demokracisë mund të na largojë nga partia nëse vijohet kështu”, ka thënë Dade.
Replikat kryesore të Dades kanë qenë me ata qe i akuzojnë kritikët se bo bëjnë lojën e Berishës.”Unë kam qenë e para që kam thënë qe ia vlen ta lesh mandatin nëse nuk dënohen krimet e Saliut. Në këto dy vjet mediat e Saliut janë bërë tonat, klientët e tij janë bërë tanët”, ka thënë Dade.
Për fjalimin e plotë të Dades shikoni videon më poshtë nga minuta 8:50.
Diskutime rreth kësaj post