Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtor i Policisë së Shtetit.
Deklarata e Nanos:
“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punoniësve të Policsë, në emër të Policisisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Besimi i detyrës së kryepolicit të shtetit më ngarkon me përgjegjësi. Ndaj gjej rastin së pari t’ju shpreh një falenderim të posaçmë ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të vendit.
Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit. Puna e lënë nga Ardi Veliu ka nevojë për tu çuar përpara. Do të bëjmë maksimumin për të arritur. Në të njëjtën kohë kërkoj prej tyre që të konsiderojnë organizatën tonë si një partner, bashkëpunimi me policinë sa vjen e forcohet më shumë. Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitete të shtuara, bazuar në meritokraci”,tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post