Mes emrave të thirrur nga Partia Demokratike për të dëshmuar në Komisionin Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, megjithëse ky i fundit mori vetëm së fundmi këtë detyrë pas largimit të Ardi Veliut.
Por, pse është thirrur Gledis Nano? Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj e sqaroi në Zona Zero në Top Neës.
“Ne nuk kemi thirrur individin Gledis Nano. Ai është në atë listë si drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe ne duam të dimë nëse ka vepruar policia në periudhën 4-mujore nga 24 dhjetori deri në 25 prill ndaj referimeve tona, që kemi denoncuar në të gjithë territorin shitblerjen e votës, asfaltin elektoral dhe shkelje të tjera të votës”, tha Alibeaj.
Nënkryetari i PD-së tha se me votimin e sotëm kundër planit të hetimit, socialistët i kanë parashkruar fundin e këtij hetimi.
“Duket qartë se ata nuk do të lejojnë hetimin duke përdorur forcën e kartonave”, deklaroi Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post